Aktuale

Aksident në Malishevë, lëndohet rëndë motoçiklisti

Në Malishevë raportohet për një aksident trafiku ku i lënduar rëndë ka mbetur një drejtues i motoçikletës.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Rilindja Kombëtare” në Malishevë ku i dyshuari me veturën e tij e godet motoçikletën me ç‘rast lëndime trupore merr viktima, i nacionalitetit rom.

I dyshuari me urdhër te prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa viktima dërgohet për tretman mjekësor./KosovaPress/