Aktuale

Aksident në magjistrale, tetë persona të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Podujevë, respektivisht në fshatin Penuhë.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar tetë persona, ndërsa ende nuk dihet se sa të rënda janë lëndimet.

Deri më tash zyrtarët nga Policia e Kosovës nuk kanë dalë me ndonjë informatë lidhur me aksidentit në fjalë.

Më poshtë mund t’i shikoni pamjet nga aksidenti.