Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Llapushnik të Drenasit, ku thuhet se ka të lënduar.
Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamion. Po ashtu, si pasojë e aksidentit janë krijuar kolona të gjata të automjeteve deri në 4 kilometra.
Rruga Pejë-Prishtinë ende mbetet e bllokuar./KosovaPress/
Tags:Aksident