Aktuale

Aksident në fshatin Budrige, vdes një person

Policia ka konfirmuar aksidentin e ndodhur në fshatin Budrige të Gjilanit, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe janë lënduar katër të tjerë.

Dy meshkuj dhe dy femra janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Gjilanit dhe dy prej tyre janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK.

Me urdhër të prokurorit turpi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./KosovaPress/