Aktuale

Aksident në Ferizaj, vdes shtetasi i Norvegjisë

Policia njofton se një person shqiptar shtetas i Norvegjisë derisa drejtonte automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge.

I njëjti duke mos i përballuar lëndimeve të marra pasi ka mbërritur në QKUK ka ndërruar jetë.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor.Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje në Ferizaj në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në ora 04:50.Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.