Në fshatin Nerodime të Ferizajt dje ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete.
Vozitësi i motoçikletës ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në QKUK. Sipas mjekëve, gjendja e tij është e rëndë, shkruan Indeksonline.
“Fsh. Nerodime, Ferizaj 14.04.2018-17:30. Raportohet aksident trafiku me përfshirjen e një automjet me vozitës femër K/Shqiptare, dhe një Motoçiklete me vozitës mashkull K/Shqiptar. Lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku gjendja e tij shëndetësore sipas mjekut kujdestar është e rëndë. Me vendimin e Prokurorit rasti mbetet në hetime”, thuhet në raportin policor./Indeksonline/