Aktuale

Aksident në Bulqizë, tre të vdekur e një i plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen e tre personave dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në Bulqizë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë kufirit me Maqedoninë, ku janë përplasur dy makina.

Sipas medieve shqiptare, ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe identiteti i viktimave.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.