Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën “Hajrullah Abdullahu” në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Një lexues i arbresh.info ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, njëra e tipit Peugeot ndërkaq tjetra Renault.
Policia dhe Ambulanca kanë arritur në vendin e ngjarjes./arbresh.info/