Aktuale

Aksident në Babush, lëndohen 7 persona

Një aksident trafiku mes tri automjeteve ka ndodhur në fshatin Babush të Ferizajt, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor dhe njësit policore janë duke hetuar rastin./KosovaPress/