Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin kombëtar Fier – Patos, në fshatin Portëz, teksa makina ka përplasur një motor.
Si pasojë e kësaj përplasje ka humbur jetën drejtuesi i motorit Igert Isufaj.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa ka shoqëruar drejtuesin e makinës, raporton “T.CH”.