Një aksident trafiku në mes një minibus dhe një veturë ka ndodhur në rrugën lokale të fshatit Akrashticë- Vushtrri, ku si pasojë janë lënduar 15 nxënës.
Rastin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Mitrovicës së jugut, Avni Zahiti, i cili ka treguar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00.
Sipas tij, të lënduarit pas trajtimit në spitalin e Vushtrrisë janë liruar./KosovaPress/