Aktuale

Aksident mes tri veturave në afërsi të Badovcit, ka të lënduar

Rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, në afërsi të liqenit të Badovcit ka ndodhur një aksident trafiku.

Policia thotë se një person ka mbetur i lënduar.

Aksidenti ka ndodhur mes tri veturave, njëra prej tyre është veturë e FSK-së.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Gjilan – Prishtinë në afërsi të liqenit të Badovcit, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet që kam deri më tani,një person është dërguar për tretman mjekësor”. deklaroi Ahmeti për lajmi.net.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

the authorGazetaKNN