Aktuale

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohet një vajzë

Një aksident ka ndodhur dje në Prishtinë, në mes dy veturave, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një pasagjere.

Sipas Policisë, e njëjta është dërguar në tretman mjekësor. Rasti po hetohet./KosovaPress/