Aktuale

Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku janë përfshirë dy automjete dhe janë lënduar dy persona.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, raporton lajmi.net.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për lajmi.net se njësitet kompetentë janë duke u marrë me rastin në fjalë.

“Me datën 24.02.2019 rreth orës 14:30 në rrugën QMI-Lipjan është shkaktuar një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit janë raportuar lëndime trupore dhe dëme materiale. Në këtë aksident rrugor lëndime të lehta sipas mjekut kane marr dy persona dhe të njëjtit po trajtohen në Emergjencë në QKUK. Automjetet e përfshira në këtë aksident janë VË Golf dhe Opel Vectra të dyja me targa vendore. Njësitet kompetente policore të trafikut po kryejnë procedurat e parapara për vendin e ngjarjes”, ka bërë të ditur Hoxha.

Tutje, ai ka thënë se policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.

“Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor, sepse rastet tragjike të humbjes së jetëve njerëzore ne trafik mbeten shqetësuese”, ka shtuar Hoxha./Lajmi.net/