Aktuale

Aksident i rëndë trafiku në Gracë të Lipjanit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Gracë të Lipjanit, njofton Klan Kosova.

Rasti, ku një nga veturat e përfshira në aksident është shkatërruar krejtësisht, ka ndodhur rreth orës 14:00.

Aksidentin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa ka edhe të lënduar me lëndime trupore”, ka thënë ajo.

Klan Kosova ka biseduar me disa dëshmitarë që e kanë parë aksidentin. Ata kanë thënë se besojnë të kenë parë edhe viktima, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.