Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Graçanicë, ku si pasojë ka ndërruar jetë një person.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se viktima është vetëaksidentuar, shkruan lajmi.net.
I dyshuari mashkull i komunitetit serb, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin.
Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull, pasagjer në veturë, ndërsa lëndime të rënda ka pësuar i dyshuari-drejtuesi i veturës.
Njësitet policore janë duke u marrë dhe hetuar rastin. /Lajmi.net/