Aktuale

Aksident i rëndë në Vushtrri, lëndohen 10 persona

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Studime e Ulët të komunës së Vushtrrisë, është raportuar për një aksident trafiku me lëndime.
Të përfshira në aksident kanë qenë dy vetura me targa vendore, raporton lajmi.net.

Lëndime kanë pësuar 10 persona. Të njëjti kanë marrë ndihmë mjekësore.

Me urdhër të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./Lajmi.net/