Në orët e pasditës së sotme në fshatin Vrellë të Komunës së Istogut ka ndodhur një aksident trafiku në mes një motoçiklete dhe një makine.
Nga fotografitë e siguruara nga Indeksonline shihet se si motoçikleta ka përfunduar nën makinë, ku si pasojë është lënduar ngasësi i motoçikletës.
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes./Indeksonline/