Aktuale

Aksident i rëndë në Viti, humb jetën një person

Një person ka vdekur mbrëmë rreth orës 21:00 në fshatin Dobresh të Vitisë, si pasojë e një aksidenti në mes të një motoçiklete dhe një veture.

Viktima, i cili ka qenë rreth moshës 20 vjeçare ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Ngjarjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

“Mbrëmëreth orës 21:00 ka ndodhë aksidenti, në fshatin Drobesh të Vitisë. Aksidenti ka ndodhë në mes një motoçiklete dhe një veture. Si pasojë, drejtuesi i motoçitkletës ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. I ndjeri është i moshës rreth 20 vjeçare”, ka thënë Hashani./FaktePlus