Një aksident i rëndë trafiku në mes dy veturash ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.
Në aksident janë të përfshira dy vetura, një e tipit Pasat dhe një Golf 5, ndërkaq sipas fotografive të dërguara nga lexuesit e Gazetës Express shihet se dy vetura janë aksidentuar ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihet ende për persona të lënduar.