Reshjet e borës që kanë rënë pandërprerë që nga mëngjesi kanë vështirësuar qarkullimin nëpër rrugë.
Në magjistralen Pejë-Prishtinës, konkretisht Sllatinë gjendja e rrugës nuk është e mirë.
Për shkak të ngricave në këtë rrugë, një veturë e tipit ‘Mercedes-Benz’ ka përfunduar jashtë magjistrales.
Siç shihet edhe në këto pamje, vetura ka rënë poshtë, derisa Policia është në vendin e ngjarjes./Indeksonline/