Aktuale

Aksident i rëndë në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, vdes një person

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30 në magjistralen Ferizaj-Kaçanik. Si pasojë ka ndërruar jetë një person.

Ai së pari ishte dërguar nga QKUK për trajtim, kurse personi ka vdekur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotmë.I ndjeri ishte goditur me veturë nga një 24 vjeçar.

Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës në një komunikatë.Lexo njoftimin e plotë:Në një aksident trafiku të ndodhur me 8.3.2018 rreth orës 21:30 minuta në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik , një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Rasti ka ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik në afërsi të restorant ,,Mani”, ku sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit të udhëtarëve me targa lokale, B.Ll. ( m/sh/k 24 vjeç),i cili ishte duke qarkulluar në relacionin Ferizaj-Kaçanik,për shkaqe ende të panjohura, kalon në shiritin e kundërt të qarkullimit dhe godet këmbësorin N.M. (m/sh/k 54 vjeç) , me q’rast i njejti pëson lëndime të rënda trupore.I lënduari është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor.Sot me 9.3.2018 reth orës 05:00 min. nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se i lënduari N.M. nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë.Trupi i pajetë i viktimës,me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksin, ndërsa ngasësi i veturës është ndaluar për 48 orë.