Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e Krishtlindjeve në Itali, duke i marrë jetën një të riu shqiptar.
Mediat italiane bëjnë me dije se një 26- vjeçari shqiptar që humbi jetën po udhëtonte me makinën e tij Citroen së bashku me të dashurën e tij rumune kur u aksidentua me një makinë Fiat në Castallamonte të Torinos.
I riu shqiptar ka vdekur në vend, ndërsa vajza rumune dhe shoferi i makinës tjetër janë në gjendje të rëndë në spital.