Para pak çastesh ka ndodhur një aksident në lagjen Mati I në Prishtinë. Dyshohet se një person është i vdekur.
Dëshmitarët kanë thënë për Express se një grua ka vdekur ndërkaq dyshohet se është goditur nga autobusi.
Policia aktualisht është në vendin e ngjarjes. Express ka provuar të marrë detaje rreth rastit por kontakti me Policinë e Kosovës ka qenë i pamundur.