Aktuale

Aksident fatal në fabrikë, vdes shqiptari në Itali

“Ki kujdes, lëviz!”. Nuk kanë mjaftuar thirrjet e një punonjësi të pranishëm në atë moment për të shpëtuar Bekim Cuberin, shoferin 64-vjeçar shqiptar, me banim në Fonzaso të Italisë.

Cuberi ka mbetur i vdekur dje, pas një aksidenti fatal rreth orës 10:30 në vendin e punës në Santa Giustina, raportojnë sot mediat lokale, shkruan Syri.net.

Në sheshin para fabrikës së letrës, teksa ngarkonte mbështjelljet e letrës, një prej tyre me peshë rreth një ton e gjysmë e ka zënë sipër.

Shqiptari është transportuar me helikopter në spital, por lëndimet e shumta kanë bërë që ai mos të mbijetojë dot dhe gjatë pasdites ka humbur jetën.