Në vazhdën e angazhimeve për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, Kosova ka akredituar sot Komitetin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP), përmes një marrëveshjeje bashkëpunimi
Kështu u bë e ditur me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi, sipas të cilit të dyja palët marrin obligime shtesë për bashkëpunim dhe për të punuar edhe më shumë për të zbardhur fatin e të zhdukurve.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se së bashku me ICMP-në, janë të përkushtuar që për zbardhjen e kësaj çështjeje të ndjeshme.
Ndërsa, drejtoresha e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP), Ketrin Bomberger, tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi shënon një ngjarje shumë të rëndësishme për komisionin ndërkombëtar për personat e pagjetur.
Ajo u shpreh se janë të interesuar dhe se do të përkushtohen ta ndihmojnë Kosovën në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Ndryshe, edhe 21 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë ende nuk dihet për fatin e mbi 1600 personave. Ndërsa pritet që së shpejti Kosova të bëhet anëtare e Komitetit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP).





















