Aleanca Kosova e Re sot do të nënshkruajë marrëveshje për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas një njoftimi nga zyra për media e kryetarit të komunës Agim Bahtiri, marrëveshja do të nënshkruhet mes Bahtirit dhe kryetarit ë Degës së VV-së në këtë komunë Faruk Mujka.
Marrëveshja do të nënshkruhet në sallën e mediave të Kuvendit të Komunës, duke filluar në ora 16:00./KosovaPress/





















