Aleanca për Kosovën e Re po insiston që Agim Bahtiri të rikandidojë për kryetarë të Komunës së Mitrovicës.
Madje, ky subjekt politik gjatë orëve të mbrëmjes së sotme do ta propozojë Bahtirin për kandidat për kryetar të Mitrovicës. Kështu, ka deklaruar për Gazetën Express, Fatmir Matoshi, kryetar i Komisionit Zgjedhor në Aleancën Kosova e Re.
Ende nuk janë përfunduar listat. Ne në mbrëmje sot do të vendosim. Por Agim Bahtiri është kandidati potencial për të qenë prapë kandidat për kryetar të Komunës. Mbrëmë unë kam diskutua me Bahtirin”, ka thënë ai.
Madje, sipas tij, është vetë lideri i kësaj partie Behgjet Pacolli, ai i cili po insiston në rikandidimin e Bahtirit për ta rimarrë Mitrovicën.
“Ai e ka mbështetjen e degës, partisë në qendër si dhe të vetë Presidentit. Pos nëse zoti Bahtiri merr ndonjë vendim personal për të mos kandiduar. Ne do ta propozojmë për kandidat, ai e ka mbështetjen tonë”, ka deklaruar tutje Matoshi./GazetaExpress/