Lidhja Demokratike e Kosovës e Isa Mustafës pas rrëzimit nga Opozita dhe PDK, ka filluar që të gjejë partner të rinj për të hyrë në zgjedhje.
Gazeta Blic nga burime të saja ka marrë vesh se në këto momente drejtuesit e LDK-së janë duke zhvilluar një takim me drejtuesit e AKR-së për një koalicion të mundshëm parazgjedhor.
Sipas burimeve të Gazetës Blic në këto momente është zhvilluar një takim ndërmjet sekretarit të LDK-së, Ismet Beqiri me zyrtarët e AKR-së.
“Takimi është duke u zhvilluar në një nga restaurantet, pronë e familjarëve të Behgjet Pacollit”, thonë këto burime.
Ndërkohë, askush as nga LDK e as nga AKR nuk është lajmëruar në thirrjet e redaksisë në lidhje me këtë takim, dhe për marrëveshjen eventuale për koalicion parazgjedhor./ Gazeta Blic