Aktuale

AKR dënon sulmin ndaj Arbana Xharrës

Aleanca Kosova e Re (AKR) dënon ashpër sulmin fizik të ushtruar ndaj anëtares më të re të Partisë Demokratike të Kosovës, ish-kryeredaktores së gazetës “Zëri”, Arbana Xharra dhe kërkon zbardhjen urgjente të rastit dhe daljes së kryerësve të sulmit para organeve të drejtësisë.

AKR konsideron se secila dhunë e ushtruar ndaj tjetrit është e pa tolerueshme e veçanërisht nëse ajo ndodh për shkak të një mendimi ndryshe apo preferencave politike të tjetrit.

AKR është e shqetësuar me dhunën brutale të ushtruar ndaj Xharrës dhe konsideron se aktet e tilla janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj parimeve dhe vlerave të demokracisë.

Një sulm i tillë është i papranueshëm dhe i dënueshëm me legjislacionin në fuqi, ftojmë organet e rendit dhe të sigurisë që urgjentisht ta zbardhin këtë akt të shëmtuar, ndërsa kryesit e këtij sulmi të dhunshëm t’i sjellin para organeve të drejtësisë sa më parë.