Aktuale

AKK-Nisma: Ftesa për reformën lojë e Thaçit

Përfaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën nuk morën pjesë në takimin e thirrur nga presidenti i vendit, por këto dy parti thirren konferencë për media, ku thirrjen për takim të përbashkët e konsideruan tallje dhe përpjekje për largim të vëmendjes nga problemet politike me të cilat po përballet vendi.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj dhe shefja e grupit parlamentat të Nisma-s për Kosovën, Valdete Bajrami kanë ritheksuar se nuk do t’i bashkohen asnjëherë një takimi të tillë, pasi që po konsiderojnë që kjo është një lojë nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Shkaktar për të gjitha problemet në Kosovë, sipas Lekaj janë ardhur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke ia përmendur premtimet për hapjen e vendeve të punës, liberalizimin e vizave, premtime këto që nuk u përmbushën. Ai është shprehur bindshëm që nuk do t’i bashkohen reformës zgjedhore, por që vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Kurse, Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën, tha se Thaçi ka qenë lider i PDK-së dhe se vetë ai ka qenë penguesi i reformave zgjedhore. Ai ka theksuar që nuk do të marrin pjesë në takimet e thirrura nga Thaçi, e as nuk do jenë pjesë e këtyre lojërave. /KosovaPress/