Aktuale

Akademi solemne për Nënën Terezë

Në kuadër të festimit atdhetar “Ditët e Shën Nënës Terezë”, i cili mbahet me rastin e shpalljes së Nënës Terezë për Shenjtore, sot në ASHAM do të mbahet Akademi solemne.

Në akademinë solemne janë paralajmëruar fjalime të Taki Fitit, kryetar i ASHAM-it, Elizabeta Kançeska Milevska, ministre e Kulturës dhe Kiro Stojanov, Ipeshkv i Shkupit dhe Ekzark apostull.

Në Akademinë do të paraqiten edhe studentë nga fakulteti për art muzikor në Shkup.

Sonte në katedralen “Zemra e shenjtë e Jezu Krishtit” do të mbahet meshë e shenjtë, ndërsa në Muzeun e Qytetit të Shkupit do të hapet ekspozitë dhe shfaqen filma në organizim të Motrave misionare të Dashurisë.

Festimi atdhetar “Ditët e shën Nënës Terezë” mbahen prej 5 deri 11 shtator.