Në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, më 01.09.2016, në orën 12.00 do të mbahet Akademia përkujtimore në 2 vjetorin e vdekjes së Prof. Hazir Shala (1934-2014).
Në këtë ngjarje të rëndësishme do të përurohen dy libra nga i biri i atdhetarit dhe intelektualit Prof. Hazir Shala.
Autori Prof. dr. Flamur Shala, librat ua ka dedikuar prindërve: 1. E pakryera dialektore e gjuhës shqipe 2. GJENIU – Përmbledhje me poezi Prishtinë, 2016.
Atdhetari dhe intelektuali i madh Prof. Hazir Shala deri në frymën e fundit të jetës së tij ka qenë kryetar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Në vitin 1964, Prof. Hazir Shala ishte dënuar me 13 vite burg, si anëtar dhe ideolog i Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve.
Organizatori i kësaj ngjarjeje të rëndësishme i fton të interesuarit të marrin pjesë në këtë ngjarje me rëndësi. /DritarjaOnline/