Shëndetësi

Ajri i ndotur mund të jetë i rrezikshëm për trurin tuaj

Një rrezik i papritur është konstatuar në jetën urbane nga studimi i fundit.

Eksperienca psikotike është më e zakonshme në mesin e adoleshentëve të ekspozuar ndaj niveleve më të larta të dioksidit të azotit dhe formave të tjera të ndotjes së ajrit, sipas një studimi të ri, transmeton lajmi.net.

Oksidet e azotit, duke përfshirë dioksidin e azotit, janë ndotës të ajrit, duke u futur në ajër për shkak të djegies së karburantit.

“Një nga zbulimet më të qëndrueshme gjatë dekadave të fundit ka qenë një lidhje midis qyteteve dhe psikozës”, tha të martën Joanne Newbury, autori kryesor i studimit, njëherësh edhe studiues pasuniversitar në King’s College në Londër.

“Fëmijët të cilët janë lindur dhe të rritur në mjedise urbane kundrejt rurale kanë pothuajse dy herë më shumë gjasa të zhvillojnë psikozën në moshën e rritur”, deklaroi studiuesi Newsbury.

Dr. Helen Fisher, bashkëautore studimi dhe lexuese e psikopatologjisë zhvillimore në King’s College në Londër, tha të martën se “kur flasim për përvojat psikotike, po flasim për njerëzit që po përjetojnë gjëra të tilla si dëgjimi apo të pamurit të gjërave që disa tëe tjerë nuk i eksperiencojnë”.

Simptoma të tilla – të cilat “në të vërtetë janë mjaft të zakonshme përgjithësisht në popullatë”, – tha ajo, – konsiderohen “të jenë një formë më e lehtë ose më pak ekstreme e llojit të simptomës psikotike, si hallucinimet apo iluzionet që shohin tek njerëzit që përjetojnë çrregullime psikotike si skizofrenia”.

Një total prej 623 (ose 30%) e adoleshentëve kanë raportuar të kenë pasur paktën një përvojë psikotike midis moshave 12 dhe 18 vjet.

the authorBurbuqe Metolli