Aktuale

“Ajo që ndodhi me Gjuriqin, vepër e terroristëve të ndihmuar nga Perëndimi”

Presidenti serb i është drejtuar kombit serb pas mbledhjes së Këshillit për Siguri.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic ka reaguar pas arrestimit të Marko Gjuriq duke e quajtur provokim brutal dhe akt kriminal që autoritetet e Prishtinës sipas tij e kanë zhvilluar të ndihmuar nga ndonjë shtet perëndimor.

Ai i ka quajtur terroristë shqiptarët duke e involvuar edhe EULEX’in në gjithë këtë pasi, sipas tij, edhe dy vetura të EULEX’it kanë qenë të përfshira në aksion.

Vuçiq po ashtu ka thënë se Gjuriq do të pranohet në një spital në Serbi për t’u trajtuar.