Një varg ligjesh kundër terrorizmit nëpër Evropë janë diskriminuese ndaj myslimanëve dhe refugjatëve, duke shpërndarë frikë dhe izolim, thuhet në një raport të Amnesty International.
Kjo organizatë për të drejtat e njeriut ka alarmuar për masat e sigurisë të aprovuara gjatë dy viteve në 14 vende të BE-së, përfshirë edhe pushtetet e zgjatura të mbikëqyrjes, transmeton Express/
Gjatë asaj periudhe, sulmet militantë kanë lënë të vdekur rreth 280 njerëz në Francë, Belgjikë dhe Gjermani.
Sulmet, për shumicën e të cilave ISIS-i e ka marrë përgjegjësinë, kanë nxitur tensione rreth emigrimit, e kanë ushqyer popullaritetin e partive politike të krahut të djathtë, si dhe e kanë bërë sigurinë një temë kryesore në zgjedhjet e ardhshme në Francë, Holandë dhe Gjermani.
“Bash nëpër hapësirën rajonale të BE-së, shohim se si myslimanët dhe të huajt barazohen me terrorizëm,” ka thënë ekspertja dhe autorja e raportit të Amnesty International, Julia Hall.
Ajo ka shtuar: “Ky stereotip, në mënyrë shumë disproporcionale, i prek këto komunitete saqë ekziston një shkallë e lartë e frikës dhe izolimit.”