Aktuale

Ahmeti vizitë zyrtare në Komunën Martigny të Zvicrës

Gjatë ditës së sotme kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka vizituar Komunën Martigny në Zvicër me çrast është takuar me kryetaren e kësaj komune Anne Laure Couchepin Vouilloz.

Me këtë rast kryetari Ahmeti ka falenderuar kryetaren dhe popullin e Martignyt, për kontributin e dhënë për komunën e Lipjanit.Të dy kryetarët shprehen vullnetin për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy komunave, në veçanti në fushën e arsimit, kulturës dhe sportit.

Gjatë qëndrimit në komunën Martigny, kryetari Ahmeti do të takoj edhe autoritete të tjera komunale nga fusha e arsimit, kulturës dhe sportit me qëllim të kordninimit të aktiviteteve të përbashkëta në mes të të dy komunave.