Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar për lokaliconin dhe orën që do të shërbehen shujtat për ushqim.
“Me fazën e tretë të hapjes dhe lirimin e qarkullimit, prej sot shujtat do të shërbehen prej orës 17:00 në dy lokacionet, Tophane e Aktash”, ka shkruar Ahmeti.
Ahmeti u ka rikujtuar qytetarëve që është e domosdoshme mbajtja e distancës në këtë kohë.