Aktuale

Ahmeti tregon për temat që diskutuan me Ramush Haradinajn

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti pas takimit me të parin e Qeverisë, Ramush Haradinaj ka treguar për temat që kanë diskutuar.

Sipas tij, ata kanë diskutuar për të gjitha temat dhe detyrat e përbashkëta që duhet të kryhen dhe kanë arritur një marrëveshje.

“Biseduam për sallën e koncertale dhe objektin e Gërmisë, kjo i hap rrugë që ky lokacion të konsiderohet për sallën koncentrale duke ruajtur në bazë të vlerësimet të ekspertëve. Do të fillojmë punë së shpejti. Diskutuam edhe për borxhet e Qeverisë karrshi Komunës dhe disa projekte të tjera. Pra edhe pse jemi kryetar të dy partive të ndryshme politike, ne e foksuam bisedën tonë në punët si kryetar të dy posteve të rëndëisshme të vendit, të parit të Qeverisë dhe të Prishtinës”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/.