Aktuale

Ahmeti: Trafiku publik ndërpritet sonte deri në masat e ardhshme

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se transporti publik do të ndërpritet sonte në orën 20:00.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ky vendim vlen deri në marrjen e masave tjera.

Ndërkohë Ahmeti ka njoftuar se do të ketë dezinfektues edhe në autobusë, derisa ata do të funksionojnë.

Njoftimi i plotë:

Dezinfektues edhe në autobusë, përderisa funksionon. Kanë nevojë së paku punëtorët shëndetësorë dhe ata që ende punojnë të lëvizin. Transporti publik ndërpritet në 20:00 deri në masat e ardhshme. #rriNshpi /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN