Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, zhvilloi një takim me gra dhe vajza të Prishtinës, në kuadër të fushatës elektorale.
Ahmeti i porositi ato që të kërkojnë më shumë të drejtat e tyre pronësore dhe në trashëgimi.
“Gratë gjithmonë hezitojnë të marrin pozita vendimmarrëse më shumë sesa burrat, por në mandatin 4-vjeçar gratë janë kogja ma të zonjat se burrat”, u shpreh kryetari aktual i Prishtinës.“Por mënyra e trajtimit të tyre në shoqëri është më ndryshe, për shkak të diskriminimit shumëvjeçar”, shtoi ai.
“Ne si Vetëvendosje kemi përgjegjësi më të madhe; jemi subjekti i vetëm që synon barazinë, të tjerët janë konservatorë”, deklaroi Ahmeti.Ai përmendi si kontribut të qeverisjes së tij komunale bërjen e kryeqytetit me 24 orë ujë në ditë. Megjithëse, po fliste për barazinë gjinore, Ahmeti forcoi një stereotip se larja e enëve dhe punët e shtëpisë janë vetëm për gra. “Tani që është ndreqë uji 24 orë, gratë kanë kohë me i la enët, me i la fëmijët”, u shpreh ai.