Lideri i BDI-së dhe bartësi i listës në njësinë e gjashtë zgjedhore, Ali Ahmeti, pasi ka votuar në vendlindjen e tij në Zajaz të Kërçovës, tha se gjatë ditës së sotme pret zgjedhje të qeta dhe të mbara, dhe në mbrëmje të përfundojë gjithçka mirë, sipas të gjitha standardeve.
Ai po ashtu u bëri apel subjekteve tjera politike, që të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, pasi që sipas tij kanë të bëjnë me procese të rëndësishme në të ardhmen.
“Do të apeloja tek të gjithë subjektet politike që të vazhdojnë të inkurajojnë forcat politike siç organizuan një fushatë të qetë, siç organizuam punët për organizimin e këtyre zgjedhjeve, dhe kjo ditë e zgjedhjeve të jetë e mbarë dhe e qetë, dhe në mbrëmje të përfundojë gjithçka mirë, sipas të gjitha standardeve. Të gjitha forcat që janë në garë të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe këto zgjedhje kanë të bëjnë shumë dhe më përmirësimin e imazhit të shtetit”, tha Ahmeti.