Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka ftuar sot liderët e partive parlamentare shqiptare në takim të përbashkët, i cili është planifikuar të mbahet në “Aleksandar Pallas” në Shkup.
Bashkimi Demokratik për Integrim pretendon se ky takim do të bëhet për shqyrtimin e implementimit të përcaktimeve programore të bazuara në “Deklaratën e Përbashkët” të partive shqiptare. Por, kjo ftesë mesa duket është refuzuar nga Lëvizja BESA.
Kjo parti propozuan që një takim i të tillë të mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ndërkaq si pikë e rendit të ditës të shqyrtohet raporti nga BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët për atë se çka është përfshirë në programin qeveritar nga deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare dhe me çfarë dinamike do të zbatohet.
BESA propozon që në takim të diskutohet edhe për përpunimin e planit për Propozim-ligjin për gjuhën shqipe dhe formimin e grupeve të punës për implementimin e tij./Alsat M/