Aktuale

Ahmeti: Sot një ditë e mirë, besoj që do jetë edhe një mbrëmje e mirë

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes së Vetëvendosje, Shpend Ahmeti pasi votoi për zgjedhjet lokale ftoi të gjithë qytetarët që sot të dalin ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.

“Unë u ndjeva shumë mirë, sepse shumë të shpejta procedurat, për pesë minuta punë, për katër vitet e ardhshme. Është dite kur të gjithë jemi të barabartë, pa marr parasysh nga vjen, çfarë të ardhurash ke, burra, gra, vajza, pleq e të rinj. Të gjithë jemi të barabartë sot në ushtrimin e të drejtës tonë kushtetuese për të votuar. Ditë e mirë, besoi që edhe në mbrëmje do të jetë një mbrëmje e mirë, kështu që i ftoi të gjithë qytetarët të dalin të votojnë sa më herët që ta përmbushin të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar”, theksoi Ahmeti.

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti ishte i shoqëruar për të votuar me bashkëshorten e tij. /kp