Aktuale

Ahmeti: S’kemi rekomandime nga IKSHP për ta futur në karantinë Prishtinën

Dy gra nga lagja Tokbashqe e Prishtinës janë prekur ngas virusi COVID-19. Për këtë, i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, po thotë se është informuar përmes një komunikate ditën e shtunë. Në një bisedë për Express, Ahmeti ka treguar se përkundër kërkesave, informatat rreth të infektuarave kane arritur t’i sigurojnë tek dy ditë pas rezultateve. Ahmeti ka theksuar se deri më tani IKSHP nuk ka rekomanduar futjen e Prishtinës në karantinë, shkruan Gazeta Express

61 persona të prekur, dhe një i vdekur nga virusi COVID-19, është deri më tani bilanci në Kosovë.

Nga 30 mostra që u testuan të shtunën në Klinikën Infektive, 4 prej tyre dolën të jenë pozitive me COVID-19.

Nga këta katër persona të infektuar me koronavirus, janë dy gra me vendbanim në Prishtinë, njëra 50 e tjera 29 –vjeçare.  

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë për Gazetën Express se këto dy raste që kanë rezultuar pozitive, janë pjesë e testimit të kontakteve që ka pasur një i infektuar nga një komunë tjetër.

‘Të shtunën kemi lexuar në një komunikatë se ka dy të testuar pozitivisht në Prishtinë. Përkundër kërkesave tona, informatat i kemi marrë dje për identitetin dhe lokacionin. Personat në fjalë janë testuar pozitiv si pjesë e testimit të kontakteve që ka pasur një i infektuar tjetër nga një komunë tjetër”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë, Ahmeti ka theksuar se këto dy raste janë vetizoluar dhe nuk kanë simptoma.

“Dje i kemi kontaktuar dhe kemi dërguar materiale mbrojtëse si dhe do të dërgojmë pako ushqimore e higjienike.  Dy rastet janë të vetizoluar dhe ju kanë përmbajtur izolimit dhe nuk kanë simptoma”, ka deklaruar Ahmeti.

Ndërkohë, qytetet tjera nga ku ka pasur persona të infektuar, tashmë po qëndrojnë të izoluara.

Mirëpo, kjo masë nuk është rekomanduar ende për kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.

Ipyetur nga Express se a është rekomanduar ende izolimi i Prishtinës, për shkak të rasteve pozitive me koronavirus, Ahmeti ka thënë se nuk ka marrë ndonjë sygjerim nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

‘Nuk kemi ndonjë sygjerim tjetër nga IKSHP të cilët thonë se të gjitha protokollet janë përcjellur për raste të tilla. Ne po punojmë për çdo ditë në zvogëlimin e kontakteve sociale dhe besoj që situata është ende nën kontrollë”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë, Ahmeti të hënën ka treguar se ka paasur një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Ahmeti ka treguar se në këtë bisedë, ka ngritur shqetësimin për mungesë të masave stimuluese ekonomike.

“Me kryeministrin Kurti nuk kemi diskutuar për planet e Komunës apo të Qeverisë. Kemi folur për masat që i kemi marrë deri më tani, dhe për situatën në komunë. Kam ngritur shqetësimin e mungesës së masave stimuluese ekonomike në këtë periudhë”, ka thënë Ahmeti.

Kujtojmë se Komuna e Prishtinës deri më tani ka ndërmarrë disa masa parandaluese për përhapjen e virusit COVID-19.

Ndër të tjera, janë pastruar hyrjet e ndërtesave kolektive dhe janë vendosur dëezinfektues.

Është ndaluar frekuentimi i parqeve dhe janë vendosur shenja të cilat lajmërojnë se ndalohet hyrja.

Janë dezinfektuar autobusët e Trafikut Urban, si dhe janë vendosur dezinfektues. Po ashtu, janë dezinfektuar rrugët e kryeqytetit.

Komuna e Prishtinës po vazhdon të shpërndajë shujta për personat në nevojë, me lokacion në lagjet Aktash dhe Tophane.

the authorGazetaKNN