Aktuale

Ahmeti: Shqyrtojmë opsionin e mbetjes në opozitë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti para fillimit të mbledhjes së kryesisë qendrore ka deklaruar se shanset për arritjen e një marrëveshjeje janë shumë të vogla.

“Shqyrtojmë opsionin të ngelemi në opozitë”, deklaroi Ahmeti.

Sipas tij, akoma nuk është arritur marrëveshje se vallë do t’i jep apo jo firmat e deputetëve kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, që të mund ai të marrë mandatin nga presidenti, Gjorge Ivanov.