Aktuale

Ahmeti: Rezultatet në shkollat serbe në Kosovë janë më të mira se sa në ato shqiptare

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti thotë se rezultatet e nxënësve në shkollat serbe në Kosovë, janë më të mira se ato të shkollave me nxënës shqiptarë.

I pari I Prishtinës këto deklarata I ka bërë në rrjetin social “twitter”, duke thënë se është bazuar në disa studime.

Komentet e Ahmetit vijnë pas rezultateve të  programit për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, i njohur si PISA, vlerësim ky që renditi nxënësit e Kosovës në mesin e tri vendeve me nivelin më të ulët të arsimit.

“Disa studime tregojnë që rezultatet e nxënësve në shkollat serbe në Kosovë janë dukshëm me të mira se te shqiptarët. #PISA”, ka shkruar Ahmeti./KosovaPress/