Aktuale

Ahmeti: Punuam tërë natën

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shënimi në faqen e tij në facebook, ka thënë se gjatë tërë natës kanë punuar në zhbllokimin e dhjetëra rrugëve të fshatrave.

Bashkë me shënimin ai ka publikuar edhe disa foto nga pastrimet që po u bëhen rrugëve për këmbësorë në kryeqytet.

“Sot, punëtorët e Hortikultures po pastrojnë edhe trotoaret e rrugëve qëndrore. Gjatë natës kemi zhbllokuar dhjetëra rrugë fshatrash. Në disa prej tyre bora kishte arritur deri në 2 metra. Vazhdojmë edhe sot me thirrje nga shtëpi individuale të bllokuara nga bora”, ka shkruar kryetari i Prishtinws, Shpend Ahmeti. /KosovaPress/