Aktuale

Ahmeti: Prioritet i yni është zgjidhja e kontestit me Greqinë për emrin

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” thotë se qeveria e re e Maqedonisë ka dy prioritete: zgjidhjen e problemit të emrit me Greqinë dhe anëtarësimin në NATO.

“Zgjidhja e konfliktit për emrin është një nga prioritetet tona më të mëdha. Ne jemi fqinjë dhe e ardhmja jonë e përbashkët është në BE. Greqia duhet të jetë fanari që do të na udhëheqë ne në BE. Ne do të anëtarësohemi në NATO me akronimin FYROM -IRFJM”, tha ai.

Ahmeti ka shtuar se Shkupi nuk ka asnjë pretendim territorial ndaj Greqisë.