Aktuale

Ahmeti për koncertin e Sabri Fejzullahut: Lot, emocione e shpresë

Këngëtari i njohur kosovar, Sabri Fejzullahu ka mbajtur sot një koncert pa shikues në Stadiumin e Prishtinës, teksa këngët e tij kanë kumbuar në gjithë kryeqytetin.

I emocionuar me këtë përformancë është shprehur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ai me anë të një postimi në Facebook, është shpehur se ky koncert ka sjellur lot, emocione e kënaqësi.

Postimi i Ahmetit:

Lot, emocione, kënaqësi por mbi të gjitha ngritje morali, solidaritet e shpresë.
Axha Sabri, sonte e gjithmonë Prishtina të ka zemër!
E ty Prishtinë vec Dashni!.